Është bërë themelimi i Federatës Evropiane të Mjekëve AMFE edhe në shtetin e Suedisë, shkruan albinfo.ch.
Themelimi u bë më 27 nëntor 2021, në Suedi. Në kuadër të aktiviteteve të saj të rregullta për rrjetëzimin e mjekëve, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë organizoi Konferencën X Shkencore të akredituar në Malmö të Suedisë, ku u themelua dega e federatës për Suedinë, së cilës do t’i prijë Geriolda Topi, Specialiste e Endokrinologjisë.
Kryesia e zgjedhur nga anëtarët bashkëthemelues janë:
- Dr. Geriolda Topi-Kryetare
2. Dr. Fahrije Jashari- Nënkryetare
3. Dr. Liana Avdullari Xhakollari- Nënkryetare
4. Avni Dervishi- Sekretar i përgjithshëm
5. Violeta Hoxhaj- Sekretare e financës
Në Bordin Kontrollues u zgjodhën:
1.Dr. Imri Demisai
2.Dr. Aferdita Llapaj Hetemi
3.Dr. Dhurata Alla
4. Bekim Kaloresi
5. Lili Demolli
6. Dr. Berat Zullufi
7. Igballe Murati Morina
Shkëlqesia e tij, Z. Virgjil Kule, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, përgëzoi themelimin e Federatës Europiane të Mjekëve AMFE-Suedi, duke i uruar Kryesisë një fillim të mbarë të një pune të gjatë dhe të suksesshme!