Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e parë me Grupin e ri Parlamentar, të zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në këtë mbledhje nuk u pa Avdullah Hoti, i cili menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve kishte shprehur pakënaqësi me lidershipin e LDK-së
Në një postim në Facebook, Hoti ka treguar arsyen se përse nuk mori pjesë në takimin e Grupit Parlamentar.
“Siç kam njoftuar edhe në organet e partisë, për shkak të angazhimeve akademike nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar. Na priftë e mbara”, ka shkruar Hoti.
Pas përfundimit të zgjedhjeve, Hoti ka qenë kritik ndaj drejtimit aktual të LDK-së, duke ngritur shqetësime për, siç ka thënë ai, “manipulimet me votat me postë”. Madje, ai ka kërkuar edhe një lidership të ri në parti, duke thelluar më tej dallimet me Abdixhikun.



Të tjera
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë