“Për arsye akademike” Hoti nuk merr pjesë né takimin e parë të GP të LDK-së

 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e parë me Grupin e ri Parlamentar, të zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në këtë mbledhje nuk u pa Avdullah Hoti, i cili menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve kishte shprehur pakënaqësi me lidershipin e LDK-së

Në një postim në Facebook, Hoti ka treguar arsyen se përse nuk mori pjesë në takimin e Grupit Parlamentar.

“Siç kam njoftuar edhe në organet e partisë, për shkak të angazhimeve akademike nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar. Na priftë e mbara”, ka shkruar Hoti.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, Hoti ka qenë kritik ndaj drejtimit aktual të LDK-së, duke ngritur shqetësime për, siç ka thënë ai, “manipulimet me votat me postë”. Madje, ai ka kërkuar edhe një lidership të ri në parti, duke thelluar më tej dallimet me Abdixhikun.

 

Të tjera

Aktuale

As PDK-ja e as AAK-ja s’marrin pjesë në seancën e orës 11:00

Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partia

Aktuale

Vërshohet komunikacioni në Gjilan

Vërshime raportohet të ketë edhe në

Aktuale

Limaj thotë se nuk shkojnë në seancën e VV’së të orës 11:00

  NISMA Socialdemokrate është deklaruar se