Gjatë ditës së djeshme është gjetur një trup i pajetë nga një person në fshatin Zupqe të komunës së Zubin Potokut, shkruan Gazeta Botapress.
Siç njofton policia, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit revelante dhe ekipi mjekësor ku është bërë tërheqja e trupit të pa jetë të viktimës mashkull.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti në polici është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”./Botapress.info/