Murali i kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, është fshirë pasi ishte zbuluar para dy ditësh në një rrugë të Beogradit.
Sipas medias serbe Nova.rs, prapa fshirjes së muralit qëndron përfaqësuesi i SDPS Djordjo Zujoviq.
Sipas fotografive të shpërndara, në muralin e kriminelit Ratko Mlladiq është hedhur ngjyrë e bardhë.
Dje disa aktivistë serbë janë sulmuar dhe më pas arrestuar pasi kishin hedhur vezë në drejtim të muralit të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.
Murali është mbrojtur nga forcat policore dhe anëtarë të lëvizjeve të djathta në Serbi./Botapress.info/.