Nëse multi-etnicizmi i Bosnjes shtyhet drejt shpërbërjes, kjo do të ketë në mënyrë të pashmangshme ndikim në konflikte të tjera të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor, sikurse ai mes Serbisë dhe Kosovës.
Kështu bëri të ditur për mediumin prestigjioz ‘Reuters’ politikani gjerman Christian Schmidt, njëherësh edhe Përfaqësues i Lartë ndërkombëtar në Bosnje, përcjell lajmi.net.
Schmidt tha se marrëveshja e paqes që i dha fund luftës së vendit në vitet 1990 ishte në rrezik të shpërbëhej nëse komuniteti ndërkombëtar nuk merrte masa për të ndaluar separatistët serbë.
“Trazirat në këtë rajon do të ndikojnë gjithashtu në çështjen e marrëdhënieve të vështira midis Kosovës dhe Serbisë në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Schmidt në një intervistë për mediumin.
I pyetur nëse ekzistonte një mundësi reale e shpërbërjes së Bosnjës, Schmidt tha se nuk është rrezik i afërt, percjell Botapress.info