Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi bashkë me ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha kanë ftuar sot në takim kryetarët e komunave të Kosovës.
Indeksonline mëson se takimi pritet të mbahet sot dhe në të do të diskutohen masat e reja dhe situata aktuale me pandeminë në vend.
Ndër të tjera pritet të shqyrtohet edhe heqja e orës policore dhe kërkesat e gastronomëve për lejimin e punës edhe pas orës 21:30.
Botapress.info do të iu mbajë të informuar.