Që nga 1 nëntori, shumica e punonjësve në Austri do të duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar, janë testuar negativë për virusin ose se janë shëruar nga COVID-19, vendosi sot qeveria e këtij vendi.
Autoritetet shëndetësore do të kontrollojnë në vend nëse punonjësit respektojnë rregullat.Nëse nuk tregon vërtetim, punonjësi mund të gjobitet me 500 euro, ndërsa punëdhënësi me 3600 euro, tha ministri i Punës, Martin Kocher.
Përjashtim bëjnë punëtorët që nuk vijnë në kontakt të rregullt me njerëz të tjerë, siç janë shoferët e kamionëve. Pasi mesatarja shtatë-ditore ishte nën 150 të infektuar për javë, ajo është rritur ditët e fundit dhe kohët e fundit arriti në 183 të infektuar.
Gati 62 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht./Botapress.info/