Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në autostradën e Prizrenit, me ç’rast dy persona kanë mbetur të lënduar, shkruan Gazeta Botapress.info
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.