Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Batllavë të Podujevës. 41 vjeçari Besnik Ibrahimi dyshohet se u qëllua për vdekje nga një djalë i axhës së tij, përcjell Botapress.info
Personi i cili mbeti i vrarë dyshohet se njëherë u godit me kamionet derisa po shkonte në punë me biçikletën e tij, e më pas u qëllua me armë.
Motivet e vrasjes dyshohet të jenë tre kilogram fasule. I dyshuari 47 vjeçar bashkë me armën e tij u arrestua, kurse trupi i pajetë pas ekzaminimit.
Viktima edhe një ditë më parë ishte ankuar në polici, se i dyshuari kishte shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së tij. Policia kishte dështuar ta arrestonte meqë ishte arrestuar.