Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kanë reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati për Prokurorinë Speciale.
Në reagimin e tyre KPK dhe ZKPSH kërkojnë që bartësit e funksioneve qeveritare të jenë të kujdesshëm, të përmbajtur dhe të mos pengojnë punën e prokurorëve në ushtrimin e ndjekjes penale dhe kryerjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore.
“Puna dhe veprimet e prokurorëve të shtetit, përfshirë këtu Prokurorinë Speciale, janë objektive, profesionale, të bazuara në ligj, prova dhe fakte.
Andaj, tendencat e akterëve të partive politike, përfshirë këtu përfaqësuesit e Qeverisë, të cilët synojnë të minojnë kredibilitetin dhe profesionalizmin e Prokurorisë Speciale, kanë qenë dhe do të jenë të dështuara”, thuhet në reagim.
KPK dhe ZKPSH kanë theksuar se mbështesin Prokurorinë Speciale në ushtrimin e funksioneve të saj, përkatësisht në luftën e pa kompromis ndaj të gjitha veprave penale që kjo prokurori i ka në kompetencë.
“Prokuroria Speciale nuk është e interesuar ta luftojë krimin dhe korrupsionin, por është e angazhuar për të luftuar Albin Kurtin, për t’ia bërë argatin opozitës” tha ai, duke i cilësuar kërkesat për dokumentacionin mbi “kontratën njëburimore” si një mënyrë për të manipuluar hetimet.



Të tjera
Aktuale
Mbështetje masive për fushatën e Presidentes Osmani në Prishtinë, Klinë, Deçan, Junik dhe Pejë
Fushata zgjedhore fushata e LDK-së me
Ekskluzive Lajme
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagjerë – Pamje kur turistët u hodhën në det për të shpëtuar
Momente tmerri përjetuan 148 pasagjerë në
Aktuale Lajme
Reshitaj flet për angazhimin e saj dhe garimin në listën e LDK’së
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike