Në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e armatosur, ku cak i sulmit ka qenë një barnatore në rrugën ‘Bill Klinton’, shkruan Gazeta Botapress.
Policia ka bërë të ditur se viktima femër ka raportuar se deri sa ka qenë duke punuar në një barnatore, një person i armatosur i ka grabitur një shumë parash rreth 200-400€ dhe është larguar në drejtim të panjohur.
“GRABITJE E ARMATOSUR
Rr. Bill Klinton , Prishtinë 09.10.2021-20:19. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një barnatore, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës, nga arka i ka grabitur një shumë parash rreth 200-400€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet”./Botapress.info/