SHBA-ja ka vendosur sanksione të reja ndaj Gazprombank të Rusisë, ka njoftuar Departamenti i Thesarit, ndërsa presidenti Joe Biden vazhdon ndëshkimet e Moskës për luftën në Ukrainë përpara se të largohet nga detyra në janar.
Lëvizja, e cila përdor mjetin më të fuqishëm të sanksioneve të departamentit, do të thotë se Gazprombank nuk mund të trajtojë asnjë transaksion të ri të lidhur me energjinë që prek sistemin financiar të SHBA-së, ndalon tregtinë me amerikanët dhe ngrin asetet e saj në SHBA.
Bëhet e ditur se Gazprombank është një nga bankat më të mëdha të Rusisë
Ukraina i ka kërkuar SHBA-së që nga shkurti i vitit 2022 të vendosë më shumë sanksione ndaj bankës, e cila merr pagesa për gazin natyror nga klientët e Gazpromit në Evropë.
Sanksionet vijnë disa ditë pasi administrata Biden lejoi Kievin të përdor raketat amerikane ATACMS për të goditur territorin rus.
Të martën, Ukraina sulmoi Rusinë me raketat me rreze të gjatë veprimi, në ditën e 1000-të të luftës, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, Thesari vendosi gjithashtu sanksione ndaj 50 bankave ruse të vogla dhe të mesme për të kufizuar lidhjet e vendit me sistemin financiar ndërkombëtar.
Ai paralajmëroi se institucionet e huaja financiare që mbajnë marrëdhënie me bankat e synuara “përfshijnë rrezik të konsiderueshëm të sanksioneve”.
“Ky veprim gjithëpërfshirës do ta bëjë më të vështirë për Kremlinin shmangien e sanksioneve të SHBA-së dhe financimin dhe pajisjen e ushtrisë së tij”, tha Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.
“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa vendimtarë kundër çdo kanali financiar që Rusia përdor për të mbështetur luftën e saj të paligjshme dhe të paprovokuar në Ukrainë”, shtoi ajo.
Ndryshe, sipas Thesarit, Gazprombank është një kanal që Rusia e përdor për të blerë materiale ushtarake në luftën e saj kundër Ukrainës.
Qeveria ruse përdor gjithashtu bankën për të paguar ushtarët e saj, duke përfshirë shpërblimet luftarake, dhe për të kompensuar familjet e ushtarëve të saj të vrarë në luftë.
Të tjera
Aktuale
Kapet 34-vjeçari dhe ekstradohet nga Italia në Kosovë
Një kosovar me inicialet F.Xh. është
Aktuale
Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi
Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë
Aktuale
Zjarr i madh në Ferizaj, digjen fusha e mal – dëmet kapin mbi 140 mijë euro
Një zjarr i madh ka përfshirë