Dy të panjohur e godasin me mjet të fortë një person në Mitrovicë, e bëjnë për spital

Një person ka raportuar se dy persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me mjet të fortë prindin e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:20, në Mitrovicë.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, në Prishtinë, ndërsa rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me mjet të fortë prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Të tjera

Aktuale

Sveçla e publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare

Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se

Aktuale

Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë në Kushtetuese

Asnjëri kandidat për gjyqtarë në Kushtetuese,