Ka vdekur gruaja e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore në aksidentin e trafikut që ndodhi disa ditë më parë në rrugën Pejë–Klinë, në fshatin Jabllanicë e Leshanit.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ajo humbi jetën në orët e hershme të mëngjesit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Pejës. Sot në orët e mëngjesit jemi njoftuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet”, ka deklaruar Gashi për lajmi.net.
Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në aksidentin.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,