Pritjes i ka ardhur fundi, ndërsa numërimi mbrapsht ka nisur deri në nisjen e topit të parë për ndeshjen vendimtare të Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë do të presin në shtëpi Çekinë, në përballjen direkte për vendin e parë në Grupin 1 të Ligës B.
Fitorja është rezultati i vetëm që do t’i jepte Silvinjos dhe të besuarve të tij kryesimin, ndërsa me barazim, shpresat e kombëtares shqiptare do të vareshin në një kombinim rezultatesh në ndeshjet e fundit të grupit.
Kjo për shkak të situatës aktuale në tabelën e renditjes.
Çekët kryesojnë me 7 pikë, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e tretë me një pikë më pak. Në mes qëndron Gjeorgjia, në të njëjtin nivel me kuqezinjtë, por me golavarazh më të mirë.
Në këtë mënyrë, Silvinjo dhe skuadra e tij e dinë mirë se çfarë duhet, ndërsa tekniku brazilian mund të mbështetet te e shkuara jo shumë e largët.
Në sfidën e fundit të luajtur në “Air Albania”për eliminatoret e “Euro 2024”, Shqipëria mundi Çekinë me rezultatin e thellë 3-0, një sukses që vendosi shumë në kualifikimin e kuqezinjve në finalen e turneut.
Një precedent shpresdhënës për kombëtaren, që mjafton të përsërisë të njëjtën paraqitje, pasi “njerëzit” në fushë do të jenë thuajse të njëjtët.Me një fitore kundër Çekisë, Shqipëria do të kishte fatin në dorën e saj, pasi edhe ndeshjen e fundit atë kundër Ukrainës do ta luajë sërish në shtëpi më 19 nëntor.



Të tjera
Aktuale
Mbështetje masive për fushatën e Presidentes Osmani në Prishtinë, Klinë, Deçan, Junik dhe Pejë
Fushata zgjedhore fushata e LDK-së me
Ekskluzive Lajme
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagjerë – Pamje kur turistët u hodhën në det për të shpëtuar
Momente tmerri përjetuan 148 pasagjerë në
Aktuale Lajme
Reshitaj flet për angazhimin e saj dhe garimin në listën e LDK’së
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike