Muzeu i Kombëtar afgan në Kabul është mbyllur dhe koleksioni i Baktrian, është zhdukur. Ky koleksion është praktikisht një thesar i vërtetë, një prej pesë koleksioneve më të rëndësishme në botë i përbërë nga 22 mijë objekte prej ari, sot mungon dhe fati i tij mbetet mister.
“Nuk ju them dot se ku gjendet, është një temë shumë delikate”, citohet të ketë thënë drejtori i tij, Mohammad Fahim Rahimi.
Ky koleksion është praktikisht një thesar i vërtetë, një prej pesë koleksioneve më të rëndësishme në botë i përbërë nga 22 mijë objekte prej ari, sot mungon dhe fati i tij mbetet mister.
Thesari nga koha e Aleksandrit të Madh, u mendua fillimisht i humbur gjatë qeverisjes së mëparshme talibane në 2003-shin, por më pas u gjet i mbyllur në Bankën Qendrore të Kabulit. Presidenti i atëhershëm afgan, Hamid Karzai nxori një dekret për hapjen e kasafortës gjigande që nxori në dritë mes të tjerash gjerdanë, medaljone, kurora të rralla.
Vetëm nga ekspozimi i thesarit deri në 2020’n, u mblodhën 4.5 milionë dollarë.
Organizimet fanatike islamiste si Talibanët nuk e kanë fshehur përçmimin për trashëgiminë kulturore të qytetërimeve tjera. Është e famshme sulmi me tank i shtatores së gdhendur së Buda në luginën Banyan, një akt barbarë ndaj një objekti të mbrojtur nga UNESCO.
Organizata tjetër islamiste terroriste ISIS shfaqi të njëjtën përbuzje jo tolerante ndaj trashëgimisë kulturore si në Siri dhe në Irak./Botapress/