Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është lëshuar për qarkullim kyçja në Mazgit, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
“Siç edhe ishte planifikuar, punimet e asfaltimit në kyçjen e Mazgitit kanë përfunduar dhe segmenti tashmë është hapur për qarkullimin e automjeteve. Ndërhyrja është realizuar si masë e përkohshme për të përmirësuar kushtet e qarkullimit dhe për të rritur sigurinë në këtë segment, deri në përfundimin e analizave teknike që do të përcaktojnë zgjidhjen afatgjatë për problemin e ujërave nëntokësore, të cilat po dëmtojnë trupin e rrugës”, tha Ministria.
Ky dikaster bëri me dije se gjatë ditëve në vijim do të përfundojë edhe vendosja e sinjalizimit horizontal, dhe se do të kompletohen të gjitha punimet e planifikuara në këtë fazë.
Në fund, Ministria ka falënderuar qytetarët “për durimin dhe mirëkuptimin gjatë zhvillimit të punimeve”.



Të tjera
Aktuale
Arben Loshi kundërshton vendimin për përsëritje të konkursit për Sekretar të Kuvendit
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit
Aktuale
Diplomojnë oficerët e rinj të FSK’së, Kurti zotohet për 1 miliard euro investime e fabrikë municionesh
Sot diplomoi gjenerata 2026 e Forcës
Aktuale
Oda Amerikane vlerëson trajtimin ndaj kompanisë “Vita” si përkeqësim të mjedisit biznesor
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh