Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), edhe në këto zgjedhje ka bërë publike linkun se ku mund të gjeni qendrën tuaj të votimit, duke shkruar vetëm numrin personal, shkruan Gazeta Botapress.info
KQZ çdo vit krijon listën votuese në bazë të të dhënave të Regjistrit Civil të Kosovës. Pasi që pranon të dhënat nga Regjistri Civil, KQZ përcakton qendrat e votimit të votuesve, duke pas parasysh që qytetarët të mund të votojnë sa më afër vendbanimit të tyre.
Për të votuar në zgjedhje, sigurohuni që jeni pjesë e Regjistrit Civil të Kosovës duke e verifikuar këtë informatë në Zyrat Komunale të Regjistrimit Civil.
KËTU mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit.
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 17 tetor. /Botapress.info/