Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta këtë fundjavë.
IKSHPK paralajmëron se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut prandaj thotë se duhet të merren masa mbrojtëse.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rikujton se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut prandaj, masat e përgjithshme mbrojtëse janë të nevojshme për çdo individ, e sidomos për grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni të ndjeshmit, e sidomos foshnjët dhe fëmijët nga nxehtësia”.
Instituti tha se bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës këtë fundjavë në vendin tonë priten temperatura të ngritura, cilat kategorizohen si valë e të nxehtit me intensitet mesatar.




Të tjera
Lajme
Huduti “non grata” në Shqipëri, Lamallari tregon pse u shpall
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Befort
Aktuale
Bajrami për gazin LNG: Kur i refuzon rresht projektet strategjike amerikane, krijohet një perceptim që nuk i shërben Kosovës
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka
Lajme
IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka