“Absurde” – VV s’e mbështet kandidaturën e Haradinajt për president

Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar një ditë më parë se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për president nëse një propozim i tillë do të vinte nga partitë opozitare të legjislaturës së fundit.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-ministrja e Arsimit dhe deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Ajo e cilësuar “absurd” faktin që, sipas saj, një person që ka përdorur “fjalë të pamatura” të kërkojë mbështetje për këtë post.

“Është për mua personalisht pak absurde që një person, cili do qoftë ai, i cili ka folur fjalë të pamatura, gjëra të cilat i dinë edhe vetë që nuk qëndrojnë, tashmë të kërkojë që të marrë mbështetje”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo theksoi se Kosova ka mjaftueshëm figura me integritet dhe kredibilitet për të udhëhequr institucionin e presidentit, duke nënvizuar nevojën për një qasje konsensuale.

“Nuk po flas sot me emra të tillë, por ajo që mund të them është se është koha të mendojmë për institucionet dhe për mënyrën se si të dalim nga kjo krizë politike, duke lënë anash ambiciet dhe interesat personale”, ka thënë ajo.

Nagavci shtoi se Lëvizja Vetëvendosje pret që presidenti i ardhshëm të jetë figurë jopartiake dhe unifikuese.

Të tjera