Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e mbrëmshme në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha se një person ka mbetur i plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Megjithatë, policia nuk bëri të ditur nëse ndonjë i dyshuar është arrestuar.
“Mbrëmë rreth orës 23:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Feriz Guri’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, thuhet në konfirmim.



Të tjera
Lajme
Karriget në Kuvend: Kush prin dhe kush mbyll listat e partive?
Procesi i numërimit të votave për
Aktuale
Çfarë mund të humbë Kosova nëse s’i bashkohet projekteve të gazit amerikan?
Ngurrimi i vazhdueshëm i Kosovës për
Uncategorized
Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata
Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika