Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për përplasjet e tij të fundit me figura të Lëvizjes Vetëvendosje pas aksidentit të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” ku mbeti i vdekur një person.
Rama ka thënë se është detyrë e tij që t’i ekspozojë ata që mashtrojnë e që punojnë kundër popullit.
“Ne duhet me e shty vendin përpara. Duhet me i heq ata që shiten që janë të popullit por punojnë kundër popullit. Është detyrë e imja me i ekspozu të gjithë që rrejnë e mashtrojnë. Me i tregu popullit që janë duke u mashtru që votojnë njerëz që s’ja dojnë të mirën këtij vendi”, ka thënë Rama për T7.
“Së bashku me qytetarët dhe të gjithë Kosovën t’i japim vendit një kahje më pozitive, sepse kemi njerëz që duan dhe dijnë”, ka shtuar ai.
Sa i përket ministrit në detyrë Dimal Basha dhe deklarimeve të bëra nga Dejona Mihali, Rama ka thënë se është duke përgatitur padi.
“Ata mashtrojnë dhe rrejnë. Jam tu e përgatit padinë ndaj tyre. Uroj që gjykatat të marrin hapa shumë të shpejt”, ka thënë kreu i Prishtinës.



Të tjera
Lajme Opinione
Mihali sërish përplaset në distancë me Lushtakun
Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali,
Aktuale
Plumbi qorr dëmtoi një veturë në Prishtinë
Një plumb qorr dëmtoi një veturë
Sport
Franca dhe Senegali me formacione të frikshme
Franca dhe Senegali përballen sonte në