Leonora Jakupi dhe Asim Gashi këndojnë për gratë e burgosura

Sot në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, artistët e njohur Leonora Jakupi dhe Asim Gashi, kanë mbajtur një koncert të veçantë për gratë e burgosura.

Shërbimi Korrektues deklaron se atmosfera solli momente të veçanta dhe pozitive brenda kësaj qendre.

“Ky aktivitet u realizua në kuadër të angazhimeve për organizimin e aktiviteteve sociale dhe kulturore, të cilat synojnë mirëqenien dhe mbështetjen emocionale të të burgosurave gjatë qëndrimit të tyre në institucion.

Në shenjë falënderimi për kontributin dhe gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e këtij aktiviteti, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues i Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me drejtorin e Qendrës Korrektuese për Femra, Ylber Topalli, ndanë nga një dhuratë për dy artistët, të punuar nga vetë të burgosurat e kësaj qendre” thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Të tjera

Lajme Opinione

Mihali sërish përplaset në distancë me Lushtakun

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali,

Aktuale

Plumbi qorr dëmtoi një veturë në Prishtinë

Një plumb qorr dëmtoi një veturë

Sport

Franca dhe Senegali me formacione të frikshme

Franca dhe Senegali përballen sonte në