Ky është udhëtari që humbi jetën pasi zbriti në Aeroportin e Prishtinës

Ajo që duhej të ishte një kthim i zakonshëm nga mërgimi, përfundoi në tragjedi për Besim Krasniqin (63-vjeç).

Sinjali mëson se Krasniqi ishte pasagjer në fluturimin e kompanisë GP Aviation nga Bazeli i Zvicrës drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Pak para ose menjëherë pas aterrimit, ai shfaqi probleme serioze shëndetësore.

Stafi mjekësor i aeroportit ndërhyri menjëherë dhe e transportoi me urgjencë në QKUK, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 63-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Familja e priste në Kosovë pas udhëtimit nga Zvicra. Por Besim Krasniqi nuk arriti ta përqafojë askënd. Udhëtimi drejt shtëpisë u bë udhëtimi i tij i fundit.

Të tjera

Lajme

Një tërmet i fortë godet këtë shtet

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë

Aktuale

Opozita ende pa qëndrim për bashkëpunimin me LVV për zgjedhjen e presidentit

Deputetja e rizgjedhur e Partisë Demokratike