LVV vendos tabelë me emrin e ish-kryeministrit serb në Mitrovicën e Veriut

Në Mitrovicën e Veriut janë vendosur tabela të reja të emrave të rrugëve, ku ndër to figurojnë edhe emra si heroi kombëtar shqiptar Isa Boletini dhe ish-kryeministri serb i vrarë Zoran Xhinxhiç, kanë raportuar të mërkurën mediat lokale me seli në veri të Kosovës.

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se gjithsej 88 rrugë në këtë komunë kanë marrë emra të rinj, në bashkëpunim me autoritetet e mëparshme komunale të Mitrovicës së Veriut, të udhëhequra nga Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të tjera