Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se më 5, 6 dhe 7 qershor do të zhvillohet gara ndërkombëtare e çiklizmit, e organizuar nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, e cila do të kalojë nëpër disa segmente rrugore të vendit, përfshirë autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.
Për shkak të zhvillimit të garës, në disa rruggë do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të qarkullimit, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalizimin dhe udhëzimet e policisë.
Sipas njoftimit, më 5 qershor (e premte), nga ora 13:00 do të mbyllet njëra korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”. Gara do të nisë nga sheshi “Metush Krasniqi” në Kamenicë dhe do të zhvillohet në drejtim të Prishtinës, me kthim në kilometrin e 28-të të autostradës.
Ndërkaq, më 6 qershor (e shtunë), janë planifikuar disa etapa të garës, të cilat do të ndikojnë në qarkullimin rrugor:
Nga ora 09:00 do të mbyllet njëra korsi në segmentin Ferizaj (Bibaj) – Lipjan – Hani i Elezit, në gjatësi prej 73 kilometrash.
Nga ora 11:30 do të ketë kufizime në aksin Ferizaj – Hani i Elezit, në gjatësi prej 32 kilometrash.
Nga ora 13:00 do të mbyllet njëra korsi në itinerarin Ferizaj – Prishtinë – Hani i Elezit, me gjatësi 95 kilometra.
Nga ora 16:00 kufizimet do të vazhdojnë në segmentin Ferizaj – Lipjan – Hani i Elezit, në gjatësi prej 80 kilometrash.
Ministria ka bërë të ditur se masat janë të përkohshme dhe synojnë garantimin e sigurisë së garuesve dhe pjesëmarrësve në trafik gjatë zhvillimit të aktivitetit sportiv.



Të tjera
Aktuale
Shumica e votave të numëruara – cilëve kandidatë që aktualisht kanë fituar mandatin u rrezikohet ende ulësja në Kuvend
Numërimi i votave për partitë politike
Showbiz
Vildane Zeneli ndez rrjetin me paraqitjen e fundit provokuese
Vildane Zeneli vazhdon të jetë një
Lajme
Ky është udhëtari që humbi jetën pasi zbriti në Aeroportin e Prishtinës
Ajo që duhej të ishte një