1.Ka parandalu kapicitetet energjetike si “Kosova e re” prej 550 Mgw orë energji qe me 2023 duhej të niste prodhimin me 80€ Mgw.
… dhe për pesë vjetët e fundit ka ble rrymë 1 miliardë € kryesisht nga kompanj që i kontrollon Vuk Hamivić!
2.Ka parandalu gazin amerikan (gazifikimin)
3.Ka nalë punimet qe gjashtë vjet në Autostradën e Gjilanit.
4.Ka premtu Bankën zhvillimore – kurrë s’e ka bâ!
5.Ka premtu Fondin Sovran – kurrë s’e ka bâ!
6.Ka premtu revitalizimin e Aeroportit të Gjakoves, kurrë s’e ka bâ!
7.Ka premtu Pesë diga – kurrë s’i ka bâ!
8.Ka premtu Tunelin e autostrades Prizren-Tetovë – kurrë s’e ka bâ.
8.Ka premtu Stadiumin e Gjilanit, OSHP e ka anulu vjet tenderin për përfshimje kriminale.
9.Ka premtu kapacitetin Solar4Kosovo me 60 milionë pare të BE-së as qe ka nisë.
10.Ka premtu Kampin solar të Kramovikut poashtu – kurrë s’u bâ!
Dhe po i blen zgjedhjet!
1.
Qeveria në detyrë ka krijuar nji mardhanie asimetrike, në fushatë parazgjedhore, me nji raport varësie ku pushteti jep benefite materiale (paratë e hueja) në këmbim të votës mbështetjes politike.
2.
Albin Kurti ka vendos patronazh shtetnor tue përdor financat publike – buxhetin e shtetit – për propagandë deri dhe blemje klasike të votës, që ia rritë gjasat e fitores partisë në pushtet.
Kurti ka Instrumentalizu vorfninë për përfitime afatshkurtra zgjedhore.
3.
Kurti po i fiton zgjedhjet me korrumptim zgjedhor të ligjsuem.
Blemje e tërthortë e votës: Ndryshe nga korrupsioni klasik ku individi paguhet fshehun, këtu transferi i pareve bâhet legalisht.
Me këte Kryeministri në detyrë krijon asimetri në garë dhe asimetri në barazinë e shtetasve. E para partia në pushtet përdor paranë e taksapaguesve për fushate, duke krijuar terren të pabarabartë me opozitën dhe e dyta, për sektorin publik ka nda pagë të 13 kurse për punëtorë te sektorit privat 100€.
4.
Kjo shkakton erozion të votës së lirë dhe devalvim të programeve partiake duke kriju kliebtelizëm të çastit. Etika deontologjika e dënon këtë praktikë sepse qytetari trajtohet si “mjet” me qëndru në pushtet, jo si qëllim
5.
Sipas Ligjit të ri Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (i miratuar në qershor 2023), përdorimi i burimeve publike për qëllime të fushatës zgjedhore është i ndaluar rreptësisht.
6.
Me 20 miliardë € buxhet për pesë vjet, tue i shrytëzu për propagandë, Albin Kurti ju ka vorfnu e po do me ju bâ lypsa!
Tash në fushatë parazgjedhore po jau blen edhe votën, me nga 100€!
Nesër ka me ua ble vullnetin me shpërbâ shtetin.
Masneser shpirtin.
Kur t’jylu del gjumi ka me kânë vonë!
Oferta e tij âsht: “Prish shpi – maro hajat”.
Dijeni.
Kosova duhet me nalë këtë njeri qe po ja han ashtin.
Thueni jo shitjes së votes për 100€.
Sepse keni m’u turpnu para fmijve e nipave Tuej, sepse pa mburojë shtetnore e aleatë ju jeni askushi!
Ruene dinjitetin – mbrone Kosovën!



Të tjera
Lajme Opinione
Halil Matoshi: Klientelizmi Politik dhe Patronazhi i Albin Kurtit
1.Ka parandalu kapicitetet energjetike si
Lajme
Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin (Video)
Mërgimtarja Herolinda Avdili Rexhepi
Ekskluzive Lajme
SHBA-ja ndryshon rregullat për marrjen e “Green Card” – çfarë duhet të dimë?
Administrata e presidentit amerikan