Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Birçe Hasko, një prej figurave më të dashura dhe të vlerësuara të artit në Shqipëri. Lajmi u bë publik nga aktori Mevlan Shanaj, i cili e përshkroi Haskon si një artist të rrallë që la pas një trashëgimi të çmuar në kulturën shqiptare.
Ka ikur Birçe Hasko. Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare. Ka ikur njeriu që solli karakterin ” popullor” të jugut duke e bërë të pavdekshëm. Iku labi Birçe Hasko. Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi mjeshtrisë së interpretimit. Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të karakterit. Lamtumirë Mik bashkëpunëtor ! NJERI”, shkruan aktori.

Birçe Hasko u shqua për interpretimet e tij të spikatura në role komike dhe popullore, duke sjellë në skenë dhe ekran karaktere të gjalla, shpesh të frymëzuara nga jeta dhe tradita e jugut të Shqipërisë. Me stilin e tij të veçantë, ai arriti të ndërthurë humorin me karakterin e fortë dramatik, duke krijuar figura që mbetën gjatë në kujtesën e publikut.



Të tjera
Lajme Opinione
Halil Matoshi: Klientelizmi Politik dhe Patronazhi i Albin Kurtit
1.Ka parandalu kapicitetet energjetike si
Lajme
Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin (Video)
Mërgimtarja Herolinda Avdili Rexhepi
Ekskluzive Lajme
SHBA-ja ndryshon rregullat për marrjen e “Green Card” – çfarë duhet të dimë?
Administrata e presidentit amerikan