Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani, se po pretendon se është mbi Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Ai e ka quajtur Osmanin “marionetë” të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ajo nuk do të mund t’ua vazhdojë mandatin kushtetues institucioneve të Kosovës, përcjell Botapress.info
Rreagimi i Behramajt në Facebook:
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti ia kontestonin legjitimitetin Qeverisë Hoti, e cila kishte ardhur në krye të ekzekutivit me një procedurë kushtetuese, me votat e një legjislature plotësisht legjitime, por pa zgjedhje të reja.
“Qeveri pa legjitimitet”, “Qeveri e Thaçit, jo e popullit”, “Qeveria Hoti nuk e përfaqëson vullnetin qytetar” – ishin ndër të tjera cilësimet që ia bënin asaj.
Vjosa Osmani si marionetë politike e Kurtit, asokohe kishte dilema ta mbante edhe pozitën e Kryetares së Kuvendit, deri sa në vesh i patën pëshpëritur miqtë e saj ndërkombëtarë që së shpejti do të bëhej U.D. Presidente.
Pas përfundimit të mandatave kushtetuese në qeverisjet lokale, përfshirë mandatet e kuvendeve komunale, Vjosa Osmani si recidiviste në shkeljen e Kushtetutës po pretendon se është mbi Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Kushtetuta parasheh zgjedhje të rregullta dhe zgjedhje të parakohshme, por nuk parasheh që institucioneve mund t’u vazhdohen mandatet kushtetuese nga Presidentja e Kosovës.