Një qen u bë i njohur në internet për shkak të reagimit të tij në ditën e parë në punë. Një fotografi e shpërndarë në Reddit tregon Labradorin të mbështetur tek një roje sigurie me një shprehje të trishtuar në fytyrë.
“Dita e tij e parë në punë”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.
Komentues të shumtë filluan të shkruajnë se ata mund të identifikoheshin me qenin dhe ta kuptonin plotësisht atë.