Dan Johnson, gazetar i televizionit BBC, po raportonte live me qëllim që të diskutonte me kolegun Sean Layne për situatën aktuale në Afganistan.
Ai po i përgjigjej pyetjeve të para, dhe befasisht pas një pyetje filloi të shikoj i habitur në kamerë, transmeton Botapress.info
Ai nuk e kishte dëgjuar kolegun kur e kishte pyetur diçka, duke menduar se është ndërprerë linja mes Londrës dhe Kandaharit. E kjo duket se e nervozoi, kështu filloi të ankohet për punën e tij.
Në mënyrë demonstrative, ishte larguar nga kuadri i kamerës, kurse kolegu i tij Sean duke u munduar ta nxjerr nga situata e pakëndshme u tha shikuese se u ndërpre lidhja dhe se do të tentojnë sërish të lidhen – gjë që nuk ndodhi./Botapress.info/