Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se “mbi 50% e listës së kandidatëve janë prurje të reja”.
“Kjo është lista jonë. Profesionistë të dëshmuar në punë, në angazhim publik dhe në shërbim ndaj qytetarëve. Në këtë listë ka energji të re, por edhe përvojë. Njerëz që besojnë se Kosova meriton më shumë dhe më mirë. Mbi 50% e listës së kandidatëve janë prurje të reja, si pjesë e përkushtimit të PDK-së për t’u dhënë hapësirë kuadrove të rinj. Përveç listës, në ditët në vijim PDK do ta prezantojë edhe programin më serioz dhe më të përgjegjshëm për shtetin dhe qytetarët. Më 7 qershor, ju do ta keni edhe një mundësi për të vendosur për të ardhmen e vendit, ndërsa thirrja ime është e përzemërt: Besoni në Kosovë!”, ka shkruar Hamza.

Postimi i plotë:
Kjo është lista jonë. Profesionistë të dëshmuar në punë, në angazhim publik dhe në shërbim ndaj qytetarëve.
Në këtë listë ka energji të re, por edhe përvojë. Njerëz që besojnë se Kosova meriton më shumë dhe më mirë. Mbi 50% e listës së kandidatëve janë prurje të reja, si pjesë e përkushtimit të PDK-së për t’u dhënë hapësirë kuadrove të rinj.
Përveç listës, në ditët në vijim PDK do ta prezantojë edhe programin më serioz dhe më të përgjegjshëm për shtetin dhe qytetarët.
Më 7 qershor, ju do ta keni edhe një mundësi për të vendosur për të ardhmen e vendit, ndërsa thirrja ime është e përzemërt: Besoni në Kosovë!



Të tjera
Uncategorized
Betico crash games: Izgalmas játékok és hogyan készülhetsz fel rájuk
A Betico crash játékok izgalma és
Lajme
Huduti “non grata” në Shqipëri, Lamallari tregon pse u shpall
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Befort
Aktuale
Bajrami për gazin LNG: Kur i refuzon rresht projektet strategjike amerikane, krijohet një perceptim që nuk i shërben Kosovës
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka