Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se janë arrestuar dy mjekë të Spitalit të Vushtrrisë, me iniciale E.S. dhe V.R., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.
Sipas dyshimeve fillestare të prokurorisë, i dyshuari E.S. në tri raste, ndërsa i dyshuari V.R. në pesë raste, kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët në këmbim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë për të ndaluarit, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit që cenon sundimin e ligjit, sigurinë publike dhe besimin e qytetarëve në institucionet publike.



Të tjera
Aktuale
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Aktuale
PDK publikon listën e kandidatëve për deputetë
Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar
Lajme
“Ja pse nuk kandidova”, sqarohet Driton Selmanaj
Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, nuk