Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës po vazhdon me interesim të lartë, ndërsa deri më 12 maj janë pranuar mbi 59 mijë kërkesa.
Elezi ka theksuar se periudha e aplikimit ka nisur më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj 2026
“Gjatë periudhës 6–17 maj 2026, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundësi të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Deri të martën, më 12 maj 2026, në orën 10:00, përmes platformës elektronike të KQZ-së janë pranuar 59,415 kërkesa për regjistrim”, ka deklaruar Elezi për Reporteri.
Sipas tij, nga numri i përgjithshëm i aplikimeve, 49,493 janë aprovuar, 4,944 janë refuzuar, ndërsa 4,957 të tjera mbeten në shqyrtim.
“Prej aplikimeve të aprovuara, 11,782 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, 1,325 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, ndërsa 36,386 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutitë postare jashtë Kosovës”, ka sqaruar ai.
Elezi ka bërë të ditur se interesimi më i madh për regjistrim vjen nga shtetet ku jeton numri më i madh i mërgatës kosovare.
“Shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë Gjermania me 24,624 votues, Zvicra me 11,063, Franca me 2,172, Suedia me 2,058, Austria me 1,508, Mbretëria e Bashkuar me 1,337, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1,115 dhe Italia me 1,046 votues të regjistruar”, ka deklaruar Elezi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të aplikojnë brenda afatit të paraparë, në mënyrë që të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.



Të tjera
Uncategorized
Ekskluzive: Abdixhiku lë jashtë top dhjetëshes në listë Avdullah Hotin e Hykmete Bajramin
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Lajme
IKSHPK: Për një muaj janë konfirmuar 14 raste të fruthit, vaksinoni fëmijët
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të
Showbiz
Selin Bollati nuk njihet më, paska bërë ndryshim të madh në fytyrë
Fituesja e Big Brother VIP Albania,