Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë stërvitjen për snajperë dhe liderë luftarakë

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e Liderit Luftarak”, në kuadër të avancimit të kapaciteteve profesionale dhe operative të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, Kursi Bazë për Snajper është realizuar nga Qendra e Stërvitjes Profesionale, me fokus në ngritjen e aftësive taktike dhe operacionale të pjesëtarëve të FSK-së për qitje precize nga distanca të largëta dhe me kalibra të ndryshëm.

Ndërkohë, Kursi i Liderit Luftarak është zhvilluar nga Shkolla e Nënoficerëve, ku pjesëmarrësit kanë kaluar trajnim intensiv në fushat e udhëheqjes ushtarake, planifikimit operacional, komunikimit, vendimmarrjes dhe zbatimit të procedurave taktike në terren.

“Përmes ligjëratave profesionale dhe ushtrimeve praktike, kursantët demonstruan disiplinë, përkushtim dhe nivel të lartë profesionalizmi”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Të tjera

Lajme

Mbyllen tri qendra masazhi në Kosovë, shqiptohen pesë gjoba

Tri qendra masazhi janë mbyllur në

Aktuale

Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

Nga kuleta e shtetit janë paguar

Aktuale

Haxhiu thotë se njëherë zgjedhen Kuvendi e Qeveria pastaj presidenti

Albulena Haxhiu, u.d e presidentes, ka