Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të ditur se dje në Kosovë ka ardhur ministri britanik i mbrojtjes, Lord Vernon Coaker.
Hargreaves bëri të ditur se ai është takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash me të cilin kanë disktuar situatën aktuale të sigurisë.
“Sonte mirëpritëm në Kosovë Ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker. Këtë mbrëmje ai u takua me Komandantin e misionit të KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutash, dhe Gjeneral Brigade Schulte-Borghoff, Drejtor i Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s”.
“Lord Coaker riafirmoi angazhimin ndaj KFOR-it të NATO-s. Ata diskutuan situatën aktuale të sigurisë, rolin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë, si dhe kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për paqen dhe sigurinë në rajon”, shkroi ai.



Të tjera
Aktuale
Kupchan: Kosova më përpara mund të hyjë në NATO se në BE
Profesori amerikan, Charles Kupchan, i cili
Lajme
Therrja që ia humbi jetën të riut në Gjakovë, familja e viktimës dhe ajo e të dyshuarit bëjnë “paqe”
Familja e Rexhë Brahimajt, të riut
Lajme
Beqë Cufaj për Kurtin e krizën politike: Tashmë po testohet sa mund të përballojë Kosova
Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë