Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen e tij të 58-të. Ai vazhdon të mbahet në Hagë, ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.
Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, ka qenë presidenti i pestë i Republikës së Kosovës dhe kryeministri i parë i vendit pas shpalljes së pavarësisë.
Ai gjithashtu ka shërbyer si ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër, si dhe ka udhëhequr Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në të kaluarën, Thaçi ka qenë një nga figurat kryesore politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998–1999.
Edhe këtë vit, ditëlindja e tij e gjen në proces gjyqësor në Hagë, ku po përballet me akuzat e ngritura nga Dhomat e Specializuara.



Të tjera
Aktuale
Deputeti i PDK-së e ngacmon Kurtin: S’jeni bërë të gjallë për Bordin e Paqes, ndoshta që e sponzorizoi Osmani
Deputeti i PDK’së, Elmi Reçica, ka
Aktuale
Masa të shtuara të sigurisë para vendimit për të akuzuarit e rastit “Banjska” – pamje
Gjykata Themelore në Prishtinë do të
Lajme
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president të Kosovës
Komuniteti egjiptian në Kosovë ka shprehur