E dhimbshme: Ky është 29-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Gjakovë

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën “Pjetër Bogdani”, në afërsi të shkollës “Mehmet Akif”, ku një punëtor 29-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në lartësi me kran.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, derisa viktima po punonte në terren.

Krahu i kranit që po barte materiale dyshohet se e ka goditur atë, duke e rrëzuar nga lartësia në tokë.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është Lendrit Fetahaj, nga fshati Skivjan i Gjakovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia e Kosovës dhe inspektorati i punës kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti tragjik.

Të tjera

Lajme

Trump thotë se ‘ora po ecën’ për Iranin

Presidenti Donald Trump sapo ka postuar

Showbiz

Nuk mund ta besoni se çfarë gjendet brenda banesës së Gjestit

Gjesti aktualisht jeton në një apartament