Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka kundërshtuar sot deklaratën e ministrit Xhelal Sveçla për mundësinë e strehimit të refugjatëve afganë në Qendrën Studentore të UP. Ai e paraqiti si një ide të papërshtatshme si për studentët dhe refugjatët.
Deputeti Haxhiu shkroi në konton e tij në rrjete sociale se shqyrtimi i mundësisë së strehimit të refugjatëve afganë nga qeveria kosovare në qendrën studentore është i papranueshëm. Ai shtoi se është sakrificë e tepërt për studentët dhe rrethanat e kohëzgjatjes së qëndrimit të afganëve nuk dihen ende.
Deputeti Haxhiu theksoi ndjen respekt dhe dhembshuri për refugjatët afganë por e paraqiti si propozim jo të duhur zgjidhjen e shqyrtuar./Botapress/