Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes Lija e Delve/Dhive (Sheep Pox/Goat Pox) në fshatin Sazli, Komuna e Ferizajt.
Pas hulumtimeve diagnostike në terren dhe zbatimit të masave për kontrollin e sëmundjes, në mostrat e testuara në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes Lija e Dhenve në një fermë të deleve në këtë fshat.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se ka vendosur masa të përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes Lija e Deleve/Dhive, të cilat do të zbatohen në rajonin e Ferizajt dhe Gjilanit, varësisht nga situata epidemiologjike.
Sipas vendimit, ndalohet lëvizja e deleve dhe dhive nga fermat, si dhe tregtimi i tyre në tregje dhe shitblerja.
Fermat ku është konfirmuar prezenca e sëmundjes vendosen në izolim/karantinë të plotë, duke u ndaluar çdo hyrje-dalje.
Fermerët obligohen që për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve të njoftojnë menjëherë veterinarin, ndërsa praktikat veterinare duhet të zbatojnë protokollet përkatëse për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes.
Gjithashtu, fermerët janë të obliguar të zbatojnë masa të biosigurisë në fermat e tyre, ndërsa komunat duhet të përcaktojnë lokacionet për groposjen e kafshëve të ngordhura.
AUV do të vazhdojë me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe testimet laboratorike.
Përjashtimisht, nga masat e përgjithshme, lejohet lëvizja e kafshëve nga fermat e lira nga sëmundja deri në thertore të licencuara, me pëlqim paraprak të inspektorit veterinar të AUV-së.
Po ashtu, u është urdhëruar menaxherëve të tregjeve të pezullojnë punën për tregtimin e kafshëve të imta (dele dhe dhi) nga momenti i hyrjes në fuqi të vendimit.
Në zbatimin e këtyre masave janë të obliguara Policia e Kosovës dhe organet komunale, në koordinim me AUV-në.



Të tjera
Lajme
Sveçla: Goditje e fortë krimit – 26 të arrestuar dhe 150 mijë euro të sekuestruara
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal
Lajme
Reduktime të furnizimit me ujë në Podujevë për shkak të një defekti
Konsumatorët në Podujevë do të përballen
Aktuale
Irani flet për “përparim”, ndërsa Trump refuzon “shantazhin”
Kryetari i parlamentit të Iranit tha