Fotoja që po shikoni po bën xhiron e rrjeteve sociale. Aty tregohet një i ri nga Gouves të Greqisë, që ka shpëtuar një qen-ujk, pasi pronari i këtij të fundit e kishte lënë të lidhur në shtëpinë që po digjej.
I riu e mori katërputroshin në krahë duke i shpëtuar jetën dhe duke e larguar nga zjarri.Në një postim në rrjetet sociale, vetë djali shkruan se pronari e kishte lidhur qëllimisht qenin e tij në atë banesë, në mënyrë që të digjej.