Krasniqi: Byroja për konfiskimin e pasurisë po përdoret për përndjekje politike dhe kapje të shtetit

Rrezarta Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se byroja për konfiskimin e pasurisë po shitet si “luftë kundër korrupsionit”, por në realitet po merr formë tjetër, atë të përndjekjejes politike dhe kapjes së shtetit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi tha se kur krijohen institucione për t’i sistemuar militantët partiakë, nuk kemi reformë, por degradim të demokracisë.

Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet pa kompromis, por jo me standarde të dyfishta dhe jo sipas interesit të një partie dhe militantëve të saj. Drejtësia nuk mund të jetë vegël e pushtetit”, shkruajti ajo.

Tutje ish-deputetja tha se kjo nuk është reformë, por është rrezik për demokracinë dhe rehatim i militantëve partiak.

Të tjera

Aktuale

Sveçla e publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare

Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se

Aktuale

Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë në Kushtetuese

Asnjëri kandidat për gjyqtarë në Kushtetuese,