Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë shënuar 1.128 raste pozitive me koronavirus, shkruan Gazeta Botapress.
Kjo pas testimit të 6.784 mostrave. Në ndërkohë 246 persona mbi moshën 50-vjeçare janë infektuar me këtë virus gjatë 24-orëve të fundit.
Njoftimi i plotë:
#Bashkëiadalim
13 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.
Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 7.424 testime, 1.128 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 46 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.009.
Në total numri i rasteve aktive është 5.493.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB