Largohet nga “Guxo” Viktor Buzhala, ka arsyeja?!

 

Viktor Buzhala pas tre muajsh aderimi në partinë “Guxo” të Donika Gërvallës dhe Faton Pecit, ka njoftuar dorëheqjen e vet.

Arsyet janë mospërmbushja në pozitë, tha ai në një njofitm publik.

Buzhala tha se “nuk më mjafton të jem veç një anëtar i thjeshtë.”

“Kam vendosur të largohem nga partia Guxo. Nuk më mjafton, as nuk më plotëson të qenurit vetëm anëtar i thjeshtë i një partie politike,” ka thënë ai.

“Situata ku mbetem totalisht i paangazhuar bie ndesh me arsyen pse jam angazhuar në politikë,” është shprehur ai.

Postimi i plotë:

Te nderuar, kam vendosur te largohem nga partia Guxo. Nuk me mjafton, as nuk me ploteson te qenurit vetem anetar i thjeshte i nje partie politike.

Per te hyre ne politike, me eshte dashur te sakrifikoj shume ne aspektin personal. Qellimi i vetem ishte te kontriboja. Deri tash, nuk mu dha ajo mundesi.

Siç e dini une nuk arrita te behem deputet, nuk jam pjese e asnje dikasteri qeveritar apo institucional, sikurse nuk jam pjese e asnje strukture te Guxo, pra nuk me eshte dhene apo ofruar asnje pergjegjesi aty.

E kjo situate, ku une mbetem totalisht i paangazhuar, duke konsideruar qe mundesia per te kontribuar nga kendi i anetarit te thjeshte te nje partie eshte zero, bie ndesh totalisht me ate per cka une jam angazhuar ne politike.

Dua ta falenderoj bashke- kryetaren e Guxo, zonjen Donika Gervalla per mbeshtetjen qe ma ka dhene qe nga dita e pare.

Per fund, me duhet te sqaroj qe bindjet e mia politike mbesin te njejta dhe ndermend me i ndryshu nuk e kam.

Të tjera