Detaje të reja janë mësuar mbi rastin e dhunës në familje në Pejë që u raportua në raportin 24-orësh të Policisë të mërkurën, ku u tha se burri e ka denoncuar bashkëshorten për shkak të kërcënimit që i ka bërë fëmijës së tyre, madje duke paraqitur si prova edhe video-inicizime.
KOHA ka mësuar se bashkëshortja i ka dërguar video-incizimet burrit duke e kërcënuar se do ta vrasë fëmijën e tyre. Më pas burri e ka njoftuar Policinë për rastin, duke i dorëzuar incizimet.
Policia e ka marrë për intervistim të dyshuarën, por e ka liruar në procedurë të rregullt.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për KOHËN se për të dy prindërit është iniciuar rast penal veç e veç për veprën penale “dhunë në familje”.
Sipas tij, prokurori i shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë në koordinim të vazhdueshëm dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.
Një ditë më parë, një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje u raportua në Lipjan, ku prindërit dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tyre pesëvjeçar, i cili u pranua në QKUK në gjendje të rëndë. Prindërit u arrestuan dhe u ndaluan për 48 orë.



Të tjera
Aktuale
KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
KEDS ka treguar se ku do
Aktuale
Aksident trafiku në Prishtinë, përfshihen katër vetura, foto
Një aksident i rëndë trafiku ka
Aktuale
Ministria jep detaje për subvencionimin e rrymës
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat