Veteranët e luftës që punojnë në ndërmarrje publike rajonale ende nuk i kanë marrë pensionet për muajin shkurt.
Në mesin e tyre është edhe Faruk Jusufi nga Klina, i punësuar në KRM “Ambienti”.
Ai tregon se pas vendimit të Gjykatës Supreme i janë ekzekutuar tri pensione në vlerë prej 102 eurosh, mirëpo për muajin e kaluar pagesa nuk është realizuar me datën 20.
Faruku nga fshati Bokshiq, si 20-vjeçar ishte bërë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai e ka gëzuar pensionin e veteranit që nga paslufta, por pas punësimit në këtë ndërmarrje ku edhe sot punon iu ndërpre. Për tre muaj arriti ta marrë sërish, ndërsa tash e një muaj pagesa nuk është ekzekutuar nga shteti. Për këtë nuk është njoftuar paraprakisht.
Njëjtë ka ndodhur edhe me bashkëluftëtarë të tjerë, që siç tregon Jusufi, të gjithë ata që punojnë në kompani publike ani pse me vetfinancim.
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka pranuar shumë ankesa lidhur me këtë situatë, tregon nënkryetari i organizatës, Gazmend Syla.
Ndërprerja e pensioneve për këtë kategori, Syla konsideron se është padrejtësi.
Syla u bën thirrje këtyre veteranëve që t’i drejtohen gjykatave, për çka edhe Faruk Jusufi thotë se është i gatshëm që të ndjek rrugën ligjore.
Në përgjigjen për KosovaPress, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare thotë se janë duke trajtuar këto raste pasi çdo vendim merret në përputhje me dispozitat ligjore.
Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e konsideron padrejtësi edhe faktin se të punësuarit në sektorin publik nuk mund të gëzojnë pensionin e veteranit të luftës.
Faruk Jusufi nga Klina ka qenë pjesë e brigadës 132 “Myrt Zeneli” dhe më pas edhe në atë “Agim Zeneli”.
Në tetor të vitit të kaluar Gjykata Supreme e ka shfuqizuar një nen të udhëzimit administrativ, i cili u kërkonte veteranëve të UÇK-së të paraqesin dëshmi se nuk ishin në marrëdhënie pune për të përfituar nga pensioni. Ata kanë të drejtën të gëzojnë 50 për qind të pensionit të veteranit të luftës./KP



Të tjera
Lajme Opinione
Gecaj i LDK-së me një letër publike i kërkon Abdixhikut të “lëshojë rrugë”
Bajram Gecaj, një nga aktivistët e
Aktuale
Arifi sheh hapësirë për kompromis politik: Presidenti ose kryeparlamentari mund t’i takojë opozitës
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi,
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar