Zhvillimet në Lindjen e Mesme, pas luftës së nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kundër Iranit, pritet të ndikojnë në ekonominë kosovare duke krijuar pasiguri, vlerëson Sytrime Dervisholli, eksperte e tregtisë.
Ajo pohon se efektet janë vërejtur menjëherë, me rritjen e çmimit të karburanteve, veprim të cilin ajo e cilëson të panevojshëm.
“Të gjitha kompanitë kanë rezerva të karburanteve, kanë pasur sinjale se në Lindjen e Mesme mund të ndodhë diçka”, thotë ajo në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë.
Sipas Dervishollit, në këtë situatë nuk mund të parashikohet saktësisht se në cilët sektorë do të rriten çmimet në Kosovë, si efekt zinxhir i rritjes së çmimeve globalisht.
Ajo thekson se rritja e çmimeve të produkteve në Kosovë do të ndikohet kryesisht si shkak i rritjes së shpenzimeve në transportin e mallrave.
“Me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, kompanitë transportuese do të detyrohen të gjejnë rrugë të tjera për transportin e mallrave, të cilat kushtojnë më shumë dhe do të marrin më shumë kohë”.
Sipas saj, i gjithë furnizimi i Kosovës me mallra varet nga transporti i kompanive të huaja.
Megjithatë, ajo konsideron se, në këtë situatë, shteti duhet të rrisë inspektimin dhe të monitorojë ndryshimet e çmimeve në treg, për t’i parandaluar keqpërdorimet./REL/



Të tjera
Aktuale
Reagon Qeveria: VV e kandidoi Konjufcën në fund në pritje të ndonjë marrëveshjeje me opozitën
Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, i
Aktuale
Arian Tahiri: Kur refuzon marrëveshje, problemi s’është Presidenti
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë
Lajme
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e punimeve
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka