Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka realizuar operacionin e koduar “SYRIGANA”, që ka çuar në arrestimin e pesë personave të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare.
Sipas njoftimit zyrtar, hetimet lidhen me vrasjen e gjashtë civilëve shqiptarë në fshatin Syriganë të Komunës së Skenderajt, gjatë periudhës maj–qershor 1998.
“Gjatë këtij procesi janë siguruar prova materiale dhe dëshmi relevante, si dhe janë identifikuar persona të dyshuar,” thuhet në komunikatën e policisë.
Pas grumbullimit të provave dhe në koordinim me prokurorin e rastit, u autorizua ndërmarrja e veprimeve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
Operacioni u zhvillua më 1 mars 2026, duke filluar nga ora 06:00, në gjashtë lokacione të ndara: pesë në Skenderaj dhe një në Mitrovicën e Veriut.
Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës u mbështetën nga Njësia Speciale Operative për zbatimin e planit operacional.
Gjatë bastisjeve, të miratuara nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, u konfiskuan armë dhe municion.
Ndër to përfshihen një armë gjysmë-automatike SKS, një armë brezi Zastava M-57, karikatorë, fishekë, një pushkë gjuetie dhe uniforma të ndryshme ushtarake të ish-ushtrisë jugosllave.
Me vendim të prokurorit special, pesë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Policia e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në zbardhjen e krimeve të luftës dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë,” theksohet në njoftim.



Të tjera
Lajme Opinione
Gecaj i LDK-së me një letër publike i kërkon Abdixhikut të “lëshojë rrugë”
Bajram Gecaj, një nga aktivistët e
Aktuale
Arifi sheh hapësirë për kompromis politik: Presidenti ose kryeparlamentari mund t’i takojë opozitës
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi,
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar