Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se Prokuroria e Qarkut në Beograd sot ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të një qytetari të Kosovës që dyshohet të jetë vrarë në Lloznicë të Serbisë, e që besohet të jetë trupi i Faton Hajrizit.
“Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në reagimin e MPJ-së.
Më herët gjatë ditës, avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci e ka konfirmuar se trupi i pa jetë në morgun e Lloznicës është i Faton Hajrizit.
Koci tha se atij i është lejuar që ta shohë trupin e tij dhe se sipas tij “mbetet tash edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë”.
Në këtë përfundim, autoritetet serbe erdhën pasi morën strishon e nënës së Faton Hajrizit në mënyrë që të mund të bëjnë identifikimin e trupit të pajetë.



Të tjera
Uncategorized
“Lumiri më pyeti a mundemi me fitu”, Tahiri flet për koalicionin me LVV-në në Vushtrri
Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga
Aktuale
Publikohet video nga përplasja fizike mes Zemajt dhe qytetarit
Sot në sheshin e Prishtinës, deputeti
Aktuale
A do të ketë qeveri të dielën? Osmani: Në qoftë se jo, do t’i ftoj të gjitha partitë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka